Përshkallëzimi i aksionit opozitar, Berisha: Të hënën nis stina e protestave

Përshkallëzimi i aksionit opozitar, Berisha: Të hënën

Ish-kryeministri Sali Berisha teksa u pyet për protestat që pritet të nisin të hënën, tha se nga e hëna do të nisin protestat në mënyrë periodike.

“Absolutisht kjo është një protestë vetëm për Shqipërinë. Kemi një dallim shumë të madh me disa arsyetime të sotme. Për ata të cilët njohin totalitarizmin dhe diktaturat, kjo qëndodh në Shqipëri është në mënyrë absolute vendosje e diktaturës mobokraci, diktaturës së bandave.
Por ka të tjerë, të cilët nuk mendojnë kështu sepse shohin që parlamenti ka disa forca politike. Shohin që mediat po kontrollohen, po ka edhe ndonjë zë të lirë. Shohin që njerëzit lëvizin lirshëm, shkojnë e vijnë.
Por mobokracia, diktatura e bandave nuk është kurrë një diktaturë me burgje dhe kampe përqendrimi. Diktatura e bandave nuk është kurrë me izolim.
Diktatura e bandave është diktaturë sepse njëlloj si në diktaturë ideologjike, të gjitha pushtet përqendrohen në dorën e padrinos, në dorën e një njeriu.
Diktatura e bandave vërtet ka zgjedhje periodike, por bandat përcaktojnë rezultatin. Dhe padrinoja vendos një kuadër të të tërë joligjor për të kontrolluar vullnetin e qytetarëve.
Dhe këto janë realitet, nuk janë shpikje tona.
Dhe dramatike është se njerëzit besojnë se këtu u zhvilluan zgjedhje dhe ky i mori. Jo mo nuk i mori. Se nëse i heq këtij në zgjedhjet e fundit 583 mijë zarfa, nëse i heq këtij dhjetëra mijëra patronazhistë që qëndronin si polici politike ndaj votuesve, nëse i heq këtij largimin nga qendrat e votimit të 1.3 milionë zgjedhësve, nëse i heq këtij paratë nën dorë të pafundme, shpërndarjen e mbi 500 milionë euro investime, tërmetet, etj, ky mor zotëri të garantoj se kurrë nuk merr më shumë se votat e atyre që vjedhin me të.
Mirëpo ne prapë jemi në kushte se diktatura e bandave është njëlloj i ri diktature. Ku ti je në parlament, po ai t’i mohon të gjitha të drejtat dhe të bën të paqenë.
Ku BE prodhon një dokument që vë kusht të parë pikërisht këtë të parlamentit, dialogun dhe ky bën të kundërtën, sjell po atë ditë ligjin që përjashton nga 10 në 2 muaj deputetin dhe i heq mandatin përkohësisht.
Diktatura e bandave bën që kundërshtari politik, në kundërshtim me çdo ligj dhe precedentin 32-vjeçar, të sanksionohet nga gjykata për të mos dalë jashtë vendit, pa marrë miratimin e parlamentit. Në një kohë kur çdo deputeti, për të cilin gjykata ka kërkuar bllokimin e pasaportës, organet pa përjashtim, edhe vetë SKAP-i, kur kanë qenë socialistë, kanë kërkuar miratimin e parlamentit.
Pra, jemi në kushtet kur narkodiktatori don të marrë nëpërmjet mënyrëve më aligjore edhe pushtetet që nuk i kontrollon akoma.
Kështu që protestat kanë qenë program i padiskutueshëm.
Ju e lexuat rezolutën ose ndoshta dëgjuat fjalën time, alfa dhe omega e fjalës sime dhe rezolutës janë mosbindja civile dhe protestat”-tha Berisha.

Përshkallëzimi i aksionit opozitar, Berisha: Të hënën nis stina e protestave

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook