PRAPASKENA/ Francezi tentoi të mbante PSG-në në sulm. Mbape acarohet me shokët pas golit të Milanit

PSG në 1/8 e Champions, por si e dytë grupi. Kilië Mbapeé, megjithatë, nuk dukej plotësisht i lumtur. Dhe e bëri të qartë që në fushë. Siç raporton “La Gazzetta dello Sport”, pakënaqësia padyshim nuk kaloi pa u vënë re, por nuk e destabilizoi Luis Enriken që pas barazimit në Dortmund deklaroi: “Do të ishte marrëzi të pësonim gol në minutën e 85-të”.

‘Faji’ është i Milanit dhe Çukvuezezit. Kur erdhi goli i dytë i Milanit me nigerianin, në Njukasëll, nga Luis Enrike erdhi sinjali për të qetësuar lojën dhe për të menaxhuar barazimin. Mesazhi i përhapur në fushë nga Hakimi që gjendje më afër stolit, por i papranuar nga Mbapeja, i cili në anën tjetër të fushës filloi të shfaqte shenja nervozizmi.

Fillimisht sulmuesi u ngrys në fytyrë e më pas, nisi të bënte shenja duke treguar haptazi me gisht drejt portës së kundërshtarit. Dukshëm Mbape vraponte me dëshirën për të vazhduar sulmin, pavarësisht PSG-së i mjaftonte edhe barazimi për tu kualifikuar në Dortmund. Në fund të ndeshjes francezët festuan, teksa Mbape u pikas nga kamerat duke folur edhe me anëtarë të stolit. Nuk dihet saktësisht tema e bisedës, por mbase shumica do ta ketë të lehtë ta hamendësojë./ PANORAMASPORT.AL

Arena e Lajmit

PRAPASKENA/ Francezi tentoi të mbante PSG-në në sulm. Mbape acarohet me shokët pas golit të Milanit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook