Pse kaluan të gjitha burgjet në Shqipëri në nivelin e sigurisë së lartë? Përgjigjet ministri Manja

Pse kaluan të gjitha burgjet në Shqipëri në nivelin e

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka folur për mediat nga jashtë ambienteve të burgut të sigurisë së lartë në Peqin pas ngjarjes së rëndë që ndodhi sot, ku mbeti i vrarë një i dënuar dhe u plagos një tjetër.

I pyetur për urdhrin e vendosjes së të gjithë burgjeve në vend në sigurinë e lartë, Manja u shpreh se kjo ngjarje e ka përshpejtuar urdhrin që sipas tij është një praktikë që bëhet çdo vit në prag të festave.

Manja theksoi se situata e rendit dhe sigurisë është nën kontroll dhe se në ditët në vijim do të ketë të tjerë të burgosur të rrezikshëm që do të vendosen në regjimin e posaçëm “41biss”.

“Është e vërtetë që u kaluan të gjithë burgjet në sigurinë e lartë. Kjo ngjarje e përshpejtoi nxjerrjen e urdhrit për rritjen e nivelit të gatishmërisë në burgjet e vendit, sepse është praktikë që bëhet çdo vit në prag të festave. Kjo ngjarje sigurisht e përshpejtoi nxjerrjen e këtij urdhri.

Të gjithë familjarët e të dënuarve në institucionet tona të qetësohen, kjo është ngjarje e rëndë, por situata e rendit dhe sigurisë është nën kontroll. E fundit sa i takon regjimit të posaçëm, ka filluar që dje procedurat, janë vendosur dy të parët dhe do të ketë të tjerë që do të vendosen në regjim ditët në vijim”, u shpreh ai.

Pse kaluan të gjitha burgjet në Shqipëri në nivelin e sigurisë së lartë? Përgjigjet ministri Manja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook