Pushteti vendor, 12 bashki kanë probleme financiare, 4 janë në vështirësi nga borxhet

Pushteti vendor, 12 bashki kanë probleme financiare, 4 janë në

Që nga Reforma Territoriale e vitit 2015, pushteti vendor po përballet më vështirësi financiare që kanë lindur nga dobësitë në menaxhim dhe borxhet e trashëguara nga ish-komunat.

Në vitin 2022 nga 61 bashki në të gjithë vendin 12 prej tyre ishin me probleme financiare dhe katër prej tyre ishin në vështirësi të mëdha sipas të dhënave që Kontrolli i Lartë i Shtetit që siguroi gjatë një auditi në Ministrinë e Financave.

Sipas të dhënave nga tabela e mëposhtme bashkitë Dimal, Cërrik, Vorë dhe Kavajë janë në vështirësi financiare pasi detyrimet e prapambetura tejkalojnë 25 % te shpenzimeve vjetore me 2022, ndërsa 8 bashkitë e tjera, Poliçan, Dibër, Tropojë, Pogradec, Devoll, Libohovë, Delvinë dhe Peqin janë me probleme financiare pasi detyrimet e prapambetura arrijnë në 15-23% të shpenzimeve totale me 2022.

Në gjendje më të rënduar ishte Bashkia e Kavajës detyrimet e së cilës vitin e kaluar ishin sa 65.7% e buxhetit të vitit, ndërsa në radhë vjen Bashkia e Vorës detyrimet e së cilës në vitin 2022 ishin sa 39% e shpenzimeve të vitit. Referuar ligjit nr. 68/2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore”, evidentohen katër nivele të ndryshme të rasteve të vështirësive financiare të njësisë së vetëqeverisjes vendore.

Në nivelin e parë njësia e vetëqeverisjes vendore konsiderohet me probleme financiare kur në një muaj të caktuar të vitit buxhetor konstatohen vonesa prej më shumë se 30 ditësh në likuidimin e detyrimeve financiare ndaj palëve të treta dhe kur detyrimet e konstatuara dhe të papaguara përbëjnë 15 për qind të shpenzimeve vjetore të miratuara.

Në nivelin e dytë njësia e vetëqeverisjes vendore konsiderohet në vështirësi financiare kur vonesat në likuidimin e detyrimeve financiare ndaj palëve të treta konstatohen edhe në muajin pasues të muajit të përcaktuar dhe vlera e stokut të detyrimeve të papaguara ndaj palëve të treta rritet progresivisht mbi nivelin prej 25 për qind të shpenzimeve vjetore të miratuara. Në nivelin e tretë njësia e vetëqeverisjes vendore konsiderohet në vështirësi serioze financiare kur borxhet afatgjata dhe detyrimet e papaguara ndaj palëve të treta përbëjnë mbi 80 për qind të shpenzimeve vjetore të miratuara, konstatimin e situatës së vështirësisë serioze financiare, 66 kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore njofton menjëherë këshillin e njësisë dhe Ministrinë e Financave.

Në nivelin e katërt njësia e vetëqeverisjes vendore konsiderohet në situatën e paaftësisë paguesve nëse nuk arrin të zbatojë planin e rehabilitimit financiar dhe/ose nëse raporti i borxheve afatgjata dhe detyrimeve të papaguara ndaj shpenzimeve vjetore të miratuara është më i lartë sesa 1.3.

Pushteti vendor, 12 bashki kanë probleme financiare, 4 janë në

Drejtoria e Financave Vendore, për herë të parë në raportin e statusit të gjendjes financiare të vitit 2022, ka analizuar edhe situatën financiare për qarqet. Sipas raportit, për vitin 2022, 9 qarqe janë klasifikuar pa probleme financiare, qarku i Gjirokastrës është klasifikuar me probleme financiare, ndërsa qarku i Durrësit dhe Berat janë klasifikuar në vështirësi financiare.

Qarku Gjirokastër ka një nivel të detyrimeve të prapambetura në nivelin e 15.88% të shpenzimeve vjetore të miratuar dhe klasifikohet me probleme financiare. Situata më serioze paraqitet për qarkun Durrës, ku niveli i detyrimeve të prapambetura paraqitet në nivelin 31.86% të shpenzimeve vjetore të miratuara dhe për qarkun Berat niveli i detyrimeve të prapambetura paraqitet në nivelin 53.53% të shpenzimeve vjetor të miratuara. /Monitor

Pushteti vendor, 12 bashki kanë probleme financiare, 4 janë në vështirësi nga borxhet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook