Në klasiken e fundit, në sfidën me Vllazninë, Florent Hasani realizoi një gol të “çmendur” në minutën e 97-të që i dhuroi bardheblutë fitoren. Hasani është pikërisht mungesa më e madhe e trajnerit Ahmataj në vigjilje të këtij takimi, në program për t’u zhvilluar ditën e diel në orën 13:30, në stadium “Selman Stermasi”. “Bomberi” ka pësuar një dëmtim në gju, që e mban jashtë fushës së lojës, jo vetëm për këtë sfidë, por praktikisht Hasani ka mbyllur vitin. Pak ditë më parë, në një intervistë për “News24”, trajneri Ahmataj u shpreh se në janar do të largohet një sulmues i rëndësishëm, pasi ka disa oferta konkrete.
Pikërisht, sulmuesi që pritet të largohet është Florent Hasani. Në fakt, Hasani pritej të largohej që në merkaton e verës, përpara se të niste ky sezon, por në fund palët e përfshira nuk gjetën gjuhën e përbashkët. Në këto kushte, ku në fund të këtij edicioni rrezikojnë ta humbasin falas, Tirana nuk do të bëhet më pengesë, Florent Hasani pritet të largohet gjatë merkatos së dimrit duke i dhënë fund bashkëpunimit me Tiranën.
Nga shitja e Hasanit, Tirana pritet të përfitojë një shumë të majme, afro 500 mijë euro, shumë që do ta investojnë sërish për të plotësuar vendin e lënë bosh nga “bomberi” i tyre. Sulmi nga Kosova është aktualisht golashënuesi më i mirë i Superligës me 10 gola të shënuar.
()