“Trofeu obligim”, Spalletti presion rivalëve: Jemi Italia, por kujdes…

Luciano Spalletti mbylli një vit fantastik, ku me Napolin e tij dominoi futbollin italian, fitoi Serie A, ndërsa së fundmi është nominuar nga FIFA si trajneri i vitit së bashku me Guardiola dhe Simone Inzaghi. Pavarësisht suksesit, Spalletti vendosi të largohej nga Napoli ndërsa pranoi edhe një bast të madh duke marrë përsipër të zëvendësojë Mancin në stolin e Italisë, në një moment shumë të vështirë të futbollit “azzurr”.

140511125 3c90ba87 D688 43f6 9bdc 832c2819fde3
140511125 3c90ba87 D688 43f6 9bdc 832c2819fde3

Vetëm një limite, në sfidën e fundit kundër Ukrainës, Italia siguroi një biletë për në “Euro2024”, ku shorti e vendosi në një grup me Spanjën, Kroacinë dhe Shqipërinë. Në një intervistë për mediat italiane, Spalletti ritheksoi dhe një herë se në futboll nuk ka një short të lehtë:

Spalletti
Spalletti

“Në futboll nuk ekziston një short i lehtë, edhe nëse e shohim në syrin e rivalëve, as për ata nuk është e letë të “peshkojnë” një rival si Italia nga vazo e katërt. Ne kemi historinë tonë, duhet të bëjmë Italinë në këtë turne. Jemi kampion në fuqi dhe jemi të obliguar të shkojmë atje dhe të bëjmë Italinë, atë skuadër që dëshiron të fitojë trofeun”, u shpreh Spalleti.

Arena e Lajmit

“Trofeu obligim”, Spalletti presion rivalëve: Jemi Italia, por kujdes…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook