U përjashtua me 10 ditë nga Kuvendi, Saimir Korreshi: Kush ka mik për ndonjë pulë se gjelin na e hëngri brigadierja Lindita

U përjashtua me 10 ditë nga Kuvendi, Saimir Korreshi: Kush ka mik

Tre deputetë të opozitës janë përjashtuar me 10 ditë nga Kuvendi pasi ndezën tymuese në seancën 8 minutëshe të një ditë më parë në parlament. PS kërkoi përjashtimin e Saimir Korreshit, Edmond Spahos dhe Kastriot Pirolit të cilët vijuan zbatimin e skenarit të kaosit në seancë.

Në mungesë të 13 të përjashtuarve, këta 3 deputetë ndezën disa tymuese. Ishte  Kastriot Piroli që furnizoi me flakadanë Korreshin e Spahon, që i ndezin tymueset teksa socialistët miratonin rregulloren e re të përjashtimeve.

Mbledhja e Sekretariatit të Etikës do të zhvillohet në orën 16:00 ndërsa edhe këta deputetë do të ndëshkohen përmes rregullores së vjetër me 10 ditë përjashtimi maksimal, derisa ajo e miratuar një ditë më parë me 74 vota pro, që parashikon përjashtim deri në dy muaj të nisë zbatimin.

Deputeti Korreshi ka bërë ironi pas vendimit të Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, që vendosi sot përjashtimin e tij dhe të dy deputetëve të tjerë me 10 ditë nga Kuvendi pasi ndezën tymuese në seancën e një dite më parë në Kuvend.

“Shoqja Linditaaa dhe Komiteti i Internim-Dëbimeve na shpalli përsëri armiq të pushtetit e na dënoi për 10 ditë përfshirë dhe Krishtlindjen si shfaqje e huaj. Kush ka ndonjë mik për ndonjë pulë kompleksi se gjelin na e hëngri Brigadierja”, shkruan Korreshi në rrjete sociale.

U përjashtua me 10 ditë nga Kuvendi, Saimir Korreshi: Kush ka mik për ndonjë pulë se gjelin na e hëngri brigadierja Lindita

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook