Ushqimet më të Mira Dhe më të Këqija Për Mëlçinë

Mëlçia është një organ i rëndësishëm që mbron organizmin nga substancat e dëmshme dhe toksinat që ne marrim me ose pa dashje nëpërmjet pijeve dhe ushqimeve.

Mëlçia është gjithashtu nga të paktat organe që pavarësisht dëmtimit ose përgjysmimit mund të rritet e zhvillohet si e tërë.

Çdo ilaç që ne konsumojmë rregullisht përpunohet nga mëlçia.

Ky organ filtron 1.4 litra gjak në minutë.

Grekët e lashtë e konsideronin mëlçinë si zemrën e të gjitha emocioneve njerëzore.

Përtej kësaj, mirëmbajtja e mëlçisë është e gjitha në dorë të njeriut.

Më poshtë do të mësoni nga AgroWeb.org për ushqimet më të mira dhe më të këqija për mëlçinë.

Tërshëra

Ushqimet e pasura me fibër janë ideale për mëlçinë. I tillë është rasti i tërshërës e cila ju ndihmon të humbisni në peshë dhe të mbani mëlçinë të shëndetshme.

Ushqimet me yndyrë

Patatet e skuqura dhe hamburgerat janë zgjidhja më e keqe për mëlçinë.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org ushqimet e pasura me yndyrna të ngopura vështirësojnë punën e mëlçisë duke nxitur inflamacionin dhe sëmurur këtë organ.

Mëlçia dhe Brokoli

Brokoli dhe perime të ngjashme me të e mbrojnë mëlçinë nga sëmundje që i kanosen.

Kombinojeni me bajame, boronica të kuqe, hudhër.

Kafeja

Nëse pini dy deri në tre kafe në ditë, mund të mbroni mëlçinë nga dëmet e shkaktuara prej alkolit apo ushqyerjes së pashëndetshme.

Merreni shtruar me sheqerin.

Sheqeri është i dëmshëm për mëlçinë sepse e shtyn atë të prodhojë më shumë yndyrë.

Në një periudhë afatgjatë do të përfundoni me dhjamosje të mëlçisë.

Çaji jeshil

Çaji jeshil është i pasur me antioksidantë dhe ju mbron nga disa lloje të kancerit.

Kjo vlen për çajrat organikë të nxehtë dhe jo për variantet që shiten në dyqan që kanë përqindje jo domethënëse të këtij çaji.

Uji

Një peshë e mirë trupore është dhurata e duhur për mëlçinë.

Pini ujë në vend të pijeve të gazuara dhe do të kurseni shumë kalori.

Bajamet

Bajamet janë një burim i shkëlqyer i vitaminës E që e mbron mëlçinë nga dhjamosja.

Bajamet janë të mira edhe për zemrën ndaj përfshijni më shumë nëpër sallata.

Kujdes me kripën

Shmangni produktet e përpunuara me shumë kripë. Konsumoni më shumë perime të freskëta dhe mos e mbani kripën në tavolinë.

Spinaqi

Spinaqi ka shumë antioksidantë që e mbrojnë mëlçinë.

Kombinojeni spinaqin me hudhër, vaj ulliri dhe djathë parmixhan.

Boronicat

Antioksidantët tek boronicat ju vijnë në ndihmë kundër kolesterolit dhe mbipeshës.

Polifenolët ju mbrojnë nga sëmundjet më të përhapura të mëlçisë.

Kujdes me alkolin

Pirja e tepërt e alkolit e dëmton mëlçinë.

Erëzat

Kanella, rigoni, sherebela dhe rozmarina janë burime të mira të antioksidantëve të cilat japin jo vetëm shije në gatime por edhe të shëndetshme për mëlçinë./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Ushqimet më të Mira Dhe më të Këqija Për Mëlçinë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook