Diego Alonso s’është më trajner i Sevilla. Ka qenë klubi i La Liga që ka zyrtarizuar ndërprerjen e bashkëpunimit, nëpërmjet kanaleve zyrtare. “Ne dëshirojmë të komunikojmë se Diego Alonso është liruar nga detyrat e tij si trajner i ekipit të parë. E falënderojmë për përpjekjet e tij dhe i urojmë më të mirat në të ardhmen” – Shkruan klubi.
Shkak për këtë vendim janë bërë rezultatet e fundit. Sikur të mos mjaftonte zhgënjimi në Champions League, duke përfunduar jashtë çdo kompeticioni europian, skuadra u mund 0-3 sot në shtëpi nga Getafe. Tekniku i lindur në Montevideo numëron 13 ndeshje në pankinë. Në këtë periudhë, skuadra mori mesatarisht 0.85 pikë për ndeshje.
Pas 16 javësh kampionat, Sevilla renditet në vendin e 16-të, me vetëm 13 pikë të grumbulluara. Ndeshja e radhës është ndaj Granadës së Myrto Uzunit, pas disa ditësh. Sa i takon trajnerit të ardhshëm, klubi do përpiqet që të gjejë sa më shpejt të jetë e mundur pasuesin e Alonsos.
(J.S/)