“E vrave se…”, zbardhet dëshmia e Mjacajt. Rrëzohet pista se arma është futur me dron, dyshime për bashkëpunëtorë

Rrëzohet pista se arma e Sokol Mjacajt është futur me dron, ndërsa ka dyshime se ai nuk ka vepruar i vetëm.
Një ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në burgun e Sigurisë së lartë në Peqi, gazetarja Klodiana Lala siguron për dëshminë e autorit të krimit të djeshëm, i cili vrau dje me armë Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan.

Mjacaj ka deklaruar se armën e kishte siguruar më shumë se një muaj e gjysmë më parë. Mes të tjerash i burgosuri me dënim përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë ka deklaruar para hetuesve se Arben Lleshin e ka vrarë pasi kishte sherr me të sepse ky i fundit nuk e ka pranuar në sektor.

Por sipas Lalës, kjo alibi e tij është rrëzuar nga prokuroria, pasi ka dyshime për vrasje të organizuar kundrejt pagesës. Aktualisht në polici janë të shoqëruar disa punonjës të burgut, civilë por edhe policë. Mësohet se Mjacaj dy muaj më parë ka pasur një takim me dy familjarë të tij, pasi këta të fundit thuajse nuk e takonin fare. Sakaq, viktima, Lleshi e nuk kishte kontakte me familjen prej më shumë se 3 vitesh.

 

()

Arena e Lajmit

“E vrave se…”, zbardhet dëshmia e Mjacajt. Rrëzohet pista se arma është futur me dron, dyshime për bashkëpunëtorë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook