Kaosi në Kuvend dhe protesta e së hënës, Paloka i ashpër: Kërkohet të burgoset kreu i opozitës! Tym e flakë duhet bërë dhe jashtë

Kaosi në Kuvend dhe protesta e së hënës, Paloka i

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka foli për protestën e thirrur nga opozita të hënën dhe kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetit ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Paloka u shpreh se po bëhet çdo lloj tentative e mundshme për të nxjerrë jashtë politikës ish-kryeministrin Berisha, ndërsa shtoi se Shqipëria është vendi i dytë në Evropë, pas Rusisë që kërkon të burgosë kryetarin e opozitës. Ndër të tjera deputeti Paloka ndau detaje nga protesta e së hënës, ku tha se do të nisë në orën 11:30, para kryesisë së Kuvendit.

“Të gjitha tentativat bëhen për të nxjerrë jashtë politikës Berishën. Ndaj vendosëm të ketë protestë të hënë. Ka pasur dhe reagime nga militantët. Në këtë pjesë Basha nuk futet fare dhe nuk mund të përdoret si argument. Basha nuk është opozitë, nëse ka njerëz që e shohin Bashën ende në opozitë, ose janë shumë naivë, ose duhet të ndryshojë numrin e syzeve. Ka arritur puna që Rama nuk lodhet të na sulmojnë ne. Seancat kur në protestojmë nuk del na akuzon, por dalin të Bashës. Basha ka zëvendësuar Fugën, komandat ka Ballën. Ky është niveli i funksionimit. Votojnë çfarë do Rama, e keni parë dhe miratimin e buxhetit. Bënë sikur votuan kundër, ndërkohë bën korium mazhorancës. Kështu që këta nuk llogariten fare te protesta.

Nuk presim që në protestat tona janë të imponuara në një farë mënyrë. Të dala jashtë programit tonë. Të imponuara sigurisht nga veprimet e Ramës dhe të SPAK. Kjo protestë e së hënës është e lidhur me heqjen imunitetit të kreut të opozitës. Ka dy protesta, ku populli do shprehë mosdakordësinë ndaj një akti. Ka dhe protesta që ka një qëllim të caktuar. P.sh. Rrëzimi i qeverisë, ku duhet përgatitur strategji. Përgatitjet nuk i tregojmë këtu, e as në Parlament. Pse protestojmë ne në Parlament? Po na shkeljen të drejtat tona. Sensibilizimin ene e kemi arritur në Parlament.

Tym dhe flakë në Parlament, tym dhe flakë duhet të bëhet dhe jashtë. Jemi në diktaturë dhe ka kohë që unë e them. Nuk është ajoi diktatura e Enver Hoxhës, me burgje me internime. Në fakt ka internime se po ikin jashtë. Si të mos reagojmë kur i hiqet imuniteti deputetit të kreut të opozitës? Për këdo, Berisha po sulmohet nga të gjitha mënyrat. Kjo që po bëhet me Berishën, çfarë pritet të ndodhet me qytetarët e thjeshtë. Militantët e PD-së na kanë vënë në presion pse nuk kemi zhvilluar protesta deri më tani. Nëse nuk reagojmë me të gjitha format, këtu nuk ka rezultatet. Kjo është protestë me një qëllim. Kur një grup i caktuar dhe ka vullnetin nuk e ndal asgjë. Nuk e ndal as Garda, as policia dhe as badigardët.”, tha Paloka.

Kaosi në Kuvend dhe protesta e së hënës, Paloka i ashpër: Kërkohet të burgoset kreu i opozitës! Tym e flakë duhet bërë dhe jashtë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook