Për një kontroll standard është ndaluar autobus në një zonë të Follorinës në Greqi, i cili vinte nga Shqipëria, por gjatë hetimeve u konstatua se drejtuesi i mjetit transportonte pije alkoolike kontrabandë.
Brenda automjetit u gjetën 14 shishe me pije alkoolike me peshë totale 17.75 litra, pa dokumentet e nevojshme shoqëruese që tregonin vendin e prodhimit dhe cilësinë e tyre. Kështu u sekuestruan pijet dhe u arrestua shoferi shqiptar 48-vjeçar.
Ndaj 48-vjeçarit është ngritur një dosje për shkelje të Kodit Doganor, me të cilën është referuar në Prokurorinë e Rrethit të Follorinës, ndërsa pijet kontrabandë i kaluan Doganës kompetente për llogaritjen e detyrimeve të munguara dhe taksat. Një mostër e tyre është dërguar në shërbimin kimik, për të konstatuar nëse janë të falsifikuara dhe të rrezikshme për shëndetin.
()