“Marrëveshja për emigrantët nuk ka asgjë antikushtetuese”, Rama nga Italia: Kemi pasur kërkesa nga vendet e tjera të BE-së, por…

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, me ftesë te homologes, Georgia Meloni, po qëndron në shtetin fqinj të Italisë. Ai u pyet nga gazetarët për marrëveshjen e nënshkruar për pranimin e emigrantëve, por si dhe për pjesën që Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar përkohësisht atë.

Kreu i qeverisë u ndal gjatë te marrëveshja për emigrantët, ku tha se nuk ka asgjë antikushtetuse, ndërsa zbuloi faktin se ka pasur kërkesa nga vendet e tjera të Bashkimit Evropian, por janë refuzuar.

“Kjo është provë që nuk i kontrolloj gjykatat në Shqipëri. Marrëveshja nuk ka asgjë antikushtetuese, të shohim të presim, me qetësi vendimin. Deri në mars është kufiri kohor, por jam besimplotë se vendimi do të merret shumë më parë sepse është marrëveshje shume e rëndësishme mes dy shteteve, sepse dy vendet duan të dinë nëse duhet të ecet para”, tha ai.

Ai theksoi se kjo marrëveshje mes Italisë dhe Shqipërisë është një përpjekje për ‘ti gjetur një zgjidhje, në një kohë kur vendet e BE-së mes njëra tjetrës nuk kuptohen siç duhen.

“Është një përpjekje për të gjetur zgjidhje, në një situatë ku është e qartë se be nuk ia del të kuptohet njëri me tjetrin për zgjidhje dhe nuk kuptohet mes vet për zanafillën e problemit”, theksoi ai.

Kryeministri u pyet nëse këtë marrëveshje do ta kishte bërë me vendet e tjera, për këtë Rama dha përgjigje të prerë: “Jo! Ne kemi pasur kërkesa me vendet e tjera të BE, por ne kemi thënë jo. Italia është një vend si motër”, tha ai

Arena e Lajmit

“Marrëveshja për emigrantët nuk ka asgjë antikushtetuese”, Rama nga Italia: Kemi pasur kërkesa nga vendet e tjera të BE-së, por…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook