Ministri Hasani në New York, takon Antonio Guterres: Shqipëria e palëkundur në angazhimin e saj ndaj prioriteteve të OKB!

Gjatë vizitës së tij në Nju Jork, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres.

Në fokus të takimit ishte puna e Shqipërisë gjatë mandatit të saj dy-vjeçar në Këshillin e Sigurimit si dhe përpjekjet për rigjallërimin e bashkëpunimit shumëpalësh.

Ministri Hasani e siguroi Sekretarin Guterres për angazhimin e palëkundur të Shqipërisë në
mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ruajtjen e ligjit ndërkombëtar, Kartën e OKB-së dhe garantimin e llogaridhënies.

Fundi i vitit 2023 shënon edhe përmbylljen e mandatit dy-vjeçar të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Gjatë kësaj periudhe dyvjeçare vendi ynë me përkushtimin dhe pjesëmarrjen aktive në punimet e Këshillit ka dëshmuar qartë se i përket një aleance vlerash politiko-strategjike të konsoliduara prej vitesh, si një vend që ka bërë dhe vazhdon të japë një kontribut të qenësishëm për paqen dhe stabilitetin global, duke pasur si prioritet rajonin, kontinentin evropian e më gjerë.

Arena e Lajmit

Ministri Hasani në New York, takon Antonio Guterres: Shqipëria e palëkundur në angazhimin e saj ndaj prioriteteve të OKB!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook