Mitsotakis nxjerr foton me Ramën, mediat greke: Pavarësisht kërcënimeve të Scholz, Greqia i tha ‘jo’ pranimit të Shqipërisë në BE për ‘Belerin’

Pas ‘përplasjeve’ të Kyriakos Mitsotakis me kancelarin gjerman Olaf Scholz në lidhje me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë, kryeministri grek postoi në rrjetet e tij sociale një foto me kryeministrin shqiptar Edi Rama nga samiti i Brukselit.

Kujtojmë se kryeministri grek dërgoi mesazhe të qarta nga Brukseli, në lidhje me çështjen e zgjerimit.
Mitsotakis i dërgoi një mesazh Edi Ramës, i cili theksoi se mund të ketë progres në çështjen e anëtarësimit të Shqipërisë, me kushtin: Të ketë progres në çështjen e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.

Protothema shkruan se kryeministri grek synon që për Belerin të sigurohet që të vazhdojë gjykimi i drejtë në respekt të prezumimit të pafajësisë. Kryeministri grek në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel përsëriti qëndrimin e përhershëm të Greqisë se çështja e marrjes së detyrës nga Fredi Beleri dhe se e drejta e tij për një proces të drejtë nuk është një çështje dypalëshe midis Greqisë dhe Shqipërisë, por çështje respekti për shtetin e së drejtës, që është thelbi i procesit të anëtarësimit.

()

Arena e Lajmit

Mitsotakis nxjerr foton me Ramën, mediat greke: Pavarësisht kërcënimeve të Scholz, Greqia i tha ‘jo’ pranimit të Shqipërisë në BE për ‘Belerin’

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook