Mesfushori i Kombëtares, Qazim Laçi, po kalon një formë të shkëlqyer te skuadra e Spartës së Pragës, teksa mbrëmjen e djeshme ishte protagonist me një asist mjaft të bukur të dhënë në duelin ndaj Aris Limasol, ku skuadra e tij çeke, triumfoi me rezultatin 1-3.
Laçi asistoi për golin e tretë, teksa ishte një nga lojtarët më të spikatur në fushë. Mesfushori shqiptar u vlerësuar me notën 8.6 nga “Sofascore”.
Po i njëjti aplikacion e ka renditur emrin e tij në formacionin më të të mirë të raundit në Europa League.
/P.sport