Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka shkuar në Tropojë me një listë të gjatë të krimeve të rënda, ende të pazbardhura, duke vënë kështu në lëvizje policinë për zbardhjen e tyre.
Bëhet fjalë për vrasje, zhdukje personi të ndodhura gjatë viteve 1997, 1998 e në vijim për të cilat nuk ka ende autorë, e për pasojë mbeten dosje të hapura për drejtësinë dhe për Policinë e Shtetit.
Deri më tani nuk dihet se për cilat krime bëhet fjalë konkretisht.