Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me ngjarjen në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, ku i dënuari Arben Lleshi u vra nga Sokol Mjacaj, me armë zjarri.
Sipas Vasilit, kjo situatë në burgje vjen si rezultat i përdorjes së institucioneve të vuajtjes së dënimit nga Rama dhe rilindja për vota.
Ai thotë ndër të tjera se ngjarja e Peqinit është vetëm maja e ajsbergut të një situate nga më të rëndat për sigurinë publike dhe zbatimin e ligjit.
Postimi i Vasilit:
Kaosi ne burgje sepse u perdorën kriminalisht nga Rama dhe rilindja per vota!
S’ka asnje deklarate apo koment nga llafazani noterik Edi Rama per kete ngjarje kaq te rende si ajo e burgut te Peqinit megjithese po ky komenton cdo budallek te botes.
Dhe s’ka asnje surprize kjo, qe po ndodh ne burgje sepse Rama dhe rilindja e gatuan vete kete situate kaq te rende dhe skandaloze.
Me burgjet Rama dhe rilindja bene pazare votash dhe i bene burgjet dhe votat e te burgosurve pjese aktive te manipulimit te zgjedhjeve ne Shqiperi.
Rasti i Bashkise se Rrogozhines ishte me flagranti, por loja e ndyre politike me burgjet dhe votat e te burgosurve eshte e njejte ne te gjitha burgjet e vendit.
Pazare nga me te ndyrat jane bere dhe behen nga rilindja ne funksion te manipulimit te votave te te burgosurve permes premtimeve, shantazhit dhe veprimeve te paligjshme te qeverise.
Eshte e natyrshme qe ne kete situate te ndodhin edhe ngjarje shume te renda si ajo e burgut te Peqinit ku u vra nje i burgosur me nje arme zjarri, qe kishte hyre lehtesisht ne burg.
Kjo qeverisje e inkriminuar deri ne gryke ben pazar edhe me malaviten per te rrembyer votat, qe nuk i takojne ehe qe nuk i meriton.
Shteti rilindas eshte peng i krimit dhe ka shkaterruar cdo parameter te shtetit serioz dhe qe duhet te respektoje ligjin.
Ngjarja ne burgun e Peqinit eshte vetem maja e ajsbergut te nje situate nga me te rendat per sigurine publike dhe ate te zbatimit te ligjit ne vend.
Me rilindjen ne pushtet krimi eshte i lumtur ndersa qytetaret me te kercenuar se kurre.