VIDEO/ Ramadani bën “bomberin”, mesfushori shqiptar realizon gol,  rikthen Leccen te suksesi

Ylber Ramadani protagonist. Mesfushori shqiptar ka realizuar gol me Leccen, në ndeshjen e Serie A ndaj Frosinones. Në fundin e sfidës, teksa rezultati ishte 1-1, Ramadani “tundi rrjetën”. Sa i takon shifrave,  goli i parë sezonal për të vjen pas 14 ndeshjes kampionat.

28-vjeçari, në javët e para të edicionit ka dhënë një kontribut të çmuar për skuadrën, duke u kthyer në një lojtar kyç të skemave të trajnerit italian, D’Aversa.

Goli i tij i dha fitores Lecces sot, skuadër që kërkon që sa më shpejt të jetë e mundur të mbyllë llogaritë sa i takon ccështjes së mbijetesës. Në fakt, ky është suskesi i parë për ekipin që prej 22 shtatorit, ndaj Genoas.

(J.S/)

Arena e Lajmit

VIDEO/ Ramadani bën “bomberin”, mesfushori shqiptar realizon gol,  rikthen Leccen te suksesi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook