Yjet e Sportit, kryeministri Rama: Të gjithë do marrin shpërblimin e merituar, bashkëpunojmë me FSHF për Europianin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Mbrëmjen e Madhe të Yjeve të Sportit 2023, u shpreh se të gjithë sportistët që bëjnë arritje në Shqipëri do marrin shpërblimin e merituar. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se shpërblime të tilla në vendin tonë,  janë ndër më të lartat në Europë. Gjithashtu, numri një i qeverisë theksoi se do ketë bashkëpunim të plotë me Federatën Shqiptare të Futbollit, në prag të Europianit.

“Të gjithë sportistët që arrijnë rezultatet, nga ato modeste deri te mëdhatë, shpërblehen dhe përfshihen në një sistem. Të gjithë kampionët kanë një vend të nderuar në Shqipëri.

Shpërblimet për rezultatet dhe arritjet janë një ndër më të lartat në Europë. Vetëm kështu kemi bërë të mundur që të vijnë sportistë edhe nga vende tjera, që të konkurrojnë me flamurin shqiptar. Kjo gjë është bërë në vendet e mëdhaja.

Ne i kemi dhënë mbështetje edhe FSHF-së për të pasur lehtësi për Europianin. Unë besoj se më e mira është e gjitha përpara dhe besoj se jemi në një proces.  Në emër të të gjithëve ju, falenderoj Presidentin e Komitetit Olimpik Europian, i cili na nderon sot me praninë e tij” – Tha ai.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Yjet e Sportit, kryeministri Rama: Të gjithë do marrin shpërblimin e merituar, bashkëpunojmë me FSHF për Europianin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook