A ju ka rënë në dorë kartëmonedha 10 mijë lekëshe?

A ju ka rënë në dorë kartëmonedha 10 mijë

Vitin e kaluar u hodh në treg prerja më e madhe e kartëmonedhave, 10 mijë lekëshi. Por kjo kartëmonedhë duket se nuk të bie në dorë lehtësisht.

Edhe kur tërheqim lekë nga bankomati, në më të shumtën e rasteve prerja më e madhe dhe me shpeshtë që del është 5 mijë lekëshi. Por pse këtë kartëmonedhë e “shohim” kaq pak ?

“Është prerja më e madhe që ne kemi. Si e tillë qytetarët e përdorin si mënyrë thesarizimi. Pra përdoret më shumë për kursim. Por jo vetëm është dhe pak e  vështirë që ta kesh për përdorim ditor, pasi me 10 mijë lekë, nuk mund të shkosh tek marketi i lagjes. Përveç të tjerash kjo prerje është edhe më e pakët në treg në raport me kartëmonedhat e tjera“– sqaroi Gjoka në Vizion Plus

Aktualisht, sipas bankës së Shqipërisë, një prerje më e madhe se 10 mijë lekë nuk është e nevojshme për ekonominë. Cikli i radhës për seri të reja kartëmonedhash mund të jetë pas 10-15 vitesh.

A ju ka rënë në dorë kartëmonedha 10 mijë lekëshe?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook