Aksidenti tragjik në Kosovë, dy nga viktimat ishin futbollistë të “K.F. Gjakova”

Aksidenti tragjik në Kosovë, dy nga viktimat ishin futbollistë

Tre të rinj humbën jetën në një aksident tragjik të ndodhur në orët e para të mbrëmjes së të shtunës në autostradën “Ibrahim Rugova” në Kosovë.

Mediat në Kosovë raportojnë se ngjarja ndodhi afër Prizrenit, ku po zhvilloheshin gara me makina.

Njëra nga makinat ka goditur disa persona të cilët po qëndronin pranë autostradës dhe ishin duke e ndjekur garën.

Mediat në Kosovë shkruajnë se dy nga viktimat Lordi dhe Molosi ishin edhe futbollistë.

Ish-klubi i tyre, ”KF Gjakova” ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke shprehur ngushëllime e tyre familjarëve të viktimave.

“Lajm i kobshëm për të gjithë ne sonte humbën jetën tragjikisht dy ish-futbollistët tanë Molos Delija dhe Lordi Syla.

Ne si kryesi e klubit Gjakova dhe futbollistët e të gjitha grupmoshave shprehim ngushëllimet më të sinqerta dy familjeve DELIA dhe SYLA për humbjen e dy më të dashurve të tyre.

Qofshit banorë të Xhehnetit Molos dhe Lordi”, thuhet në reagimin e klubit.

Aksidenti tragjik në Kosovë, dy nga viktimat ishin futbollistë të “K.F. Gjakova”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook