Java nis e ftohtë dhe me ngrica, parashikimi i motit për ditët e ardhshme

Java nis e ftohtë dhe me ngrica, parashikimi i motit për ditët e

Për javën që presim, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme  e të ftohta për shkak të masave ajrore me origjinë veriore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dita e Hënë dhe e Martë moti parashikohet i kthjellë me vranësira të pakëta kalimtare kryesisht në orët e mesditës.

Dita e Mërkurë e Enjte dominon mot i kthjellët si dhe alternime vranësirash kryesisht në relievet malore.

Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët  në veri që në orët e para të ditës. Në mesditë pritet që reshjet të fitojnë territor dhe intensitet. Në veri reshje të shpejta shiu në formën e shtrëngatave hera-herës me intensitet mesatar shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në Alpe dhe në verilindje reshje bore me intensitet të ulët në lartësinë mbi 1000 metra.

Për shkak të masave ajrore të ftohta e të thata vlen për tu theksuar dhe formimi e ngricave të forta përgjatë akseve rrugore në relievet malore në verilindje – juglindje.

Java nis e ftohtë dhe me ngrica, parashikimi i motit për ditët e

 

Java nis e ftohtë dhe me ngrica, parashikimi i motit për ditët e ardhshme

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook