Në kërkim ndërkombëtar për përfshirje në vrasje, arrestohet në Tiranë turku i rrezikshëm

Një 48-vjeçar turk u arrestua nga policia pasi rezultonte në kërkim në listën e Interpolit. Hasan Ozcan, është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Stamboll me 3 vjet e 28 ditë burgim, për veprat penale “Pjesëmarrje në vrasje”.

Njoftimi:

I kërkuar për tentativë vrasje, kapet në Tiranë, dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Turqisë, një 48-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Istanbul”. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në Unazë të Re, kapur dhe ndaluar shtetasin turk Hasan Ozcan, 48 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda në Stamboll, Anadulu, Turqi, e ka dënuar me 3 vjet e 28 ditë burgim, për veprat penale “Pjesmarrje në vrasje”, dhe “Vrasja e mbetur në tentativë”, parashikuar nga Kodi Penal i Turqisë. Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Turqisë.

Arena e Lajmit

Në kërkim ndërkombëtar për përfshirje në vrasje, arrestohet në Tiranë turku i rrezikshëm

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook