Një shtetas turk është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasje.
Hasan Ozcan, i dënuar në Turqi me 3 vite burg për tentativë vrasje, u arrestuar në zonën e Unazës së Re. 48-vjeçari, banues në Tiranë, pritet të ekstradohet drejt Turqisë.
”Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda në Stamboll, Anadulu, Turqi, e ka dënuar me 3 vjet e 28 ditë burgim, për veprat penale “Pjesmarrje në vrasje”, dhe “Vrasja e mbetur në tentativë”, parashikuar nga Kodi Penal i Turqisë. Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Turqisë”,- njofton policia.