Në kërkim prej muajit në kuadër të operacionit “Plani”, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan (emri)

Një 41-vjeçar përfundoi në prangat e policisë së Elbasanit, pasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të një operacioni të koduar “Plani”.

Shtetasi Boiken Bahiti ishte shpallur në kërkim në muajin maj të vitit 2023, ku në atë kohë u sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis sativa.

Njoftimi:

I hetuar në kuadër të operacionit “Plani”, për bashkëposedim të lëndëve narkotike, ndalohet 41-vjeçari. Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale të kryera me qëllim dokumentimin ligjor të autorësisë së veprimtarive kriminale të goditura më parë, nga Policia e Elbasanit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Personit dhe shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, ndaluan shtetasin B. B., 41 vjeç, banues në Elbasan.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i ka caktuar 41-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se posedonte bashkë me shtetasin B. R., të arrestuar nga Policia, në kuadër të operacionit të koduar “Plani”, në muajin maj 2023, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua nga Policia, gjatë operacionit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Arena e Lajmit

Në kërkim prej muajit në kuadër të operacionit “Plani”, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan (emri)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook