Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë, ku një person që dyshohet se është shqiptar ka qëlluar me armë zjarri ndaj disa të rinjve grekë.
E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë, ku person gjakftohtë nxjerr armën dhe qëllon mbi tre persona, të cilat ndodhen në spital.
Skai.gr shkruan se dy personat që janë konfliktuar me disa të rinj nga Kreta janë pjesë e një “bande” shqiptarësh, që janë aktivë në qendër të Athinës dhe në Gazi.
Ndërkohë është zbardhur edhe dëshmia e një prej personave të plagosur, i cili ndodhet në spital.
“Ne nuk i njihnim dhe nuk kishim ndonjë mosmarrëveshje me ta,” ka thënë në polici i plagosuri.
Sipas burimeve policore, i plagosuri ka dëshmuar gjithashtu se “grupi i tij nuk ka bërë asnjë lëvizje për të “provokuar” zemërimin e shoferit dhe pasagjerit të makinës, por thjesht reagoi kur shoferi futi xhipin në një pellg me ujë duke i lagur ata”.
Megjithatë, referuar pamjeve filmike media greke ngre pyetjen: A janë takuar rastësisht, apo kanë pasur ndonjë konflikt më parë në lokalin ku të rinjtë nga Kreta ishin duke u argëtuar.