Nuk ka paqe për Brojën, “The Sun” e largon nga Chelsea, blutë kërkojnë një tjetër “bomber”

Chelsea siguroi një fitore të pastër 2-0 përballë Sheffield United, një tre pikësh jetik që i jep pak frymëmarrje bluve. Pavarësisht këtij suksesi, londinezët vijojnë të “lundrojnë” në “ujëra të turbullta”, për momentin ndodhen në vendin e 10-të, në kuotën e 22 pikëve, 12 pikë larg zonës Champions. Trajneri Pochettino u shfaq i lumtur pas ndeshjes, i kënaqur me atë që dhanë djemtë, por në deklaratën e tij preku të gjithë lojtarët e fazës ofensive, por jo Brojën.

Sulmuesi kuqezi shpërdoroi një rast të pastër për të mbyllur sfidën. Në Angli e ardhmja e Brojës vijon të bëjë shumë zhurmë pasi blutë pritet të futen sërish në merkato në janar për të afruar në Londër një tjetër sulmues. Sipas The Sun, nëse kjo ndodhë, nëse vjen një sulmues i ri, ku dëshira më e madhe është Victor Osimhen, Broja pritet të largohet, në formë huazimi që për momentin duket formula më e përshtatshme, por edhe mund të shitet për të ulur shpenzimet.

()

Arena e Lajmit

Nuk ka paqe për Brojën, “The Sun” e largon nga Chelsea, blutë kërkojnë një tjetër “bomber”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook