Qeveria shlyen 1/3 e borxhit për 31 bashki

Qeveria shlyen 1/3 e borxhit për 31 bashki

31 bashki që kanë probleme financiare për shkak të keqmenaxhimit do t’u jepen nga qeveria 2 miliardë Lekë për të shlyer detyrimet e prapambetura.

Për kryetarin e Shoqatës së Bashkive, Agron Haxhimali, ky është një lajm pozitiv sa i takon reduktimit të borxhit të akumuluar, por nga ana tjetër i bën njësitë e qeverisjes vendore dembele në përmirësimin e bilanceve të tyre financiare.

“Nga njëra anë, pra qeveria qendrore po lehtëson barrën që nga totali 12 miliardë lekë që kanë pasur borxh 61 bashkitë e Shqipërisë, qeverisja qendrore ka marrë përsipër rreth 1/3 ose 25-27 përqind të këtij borxhi. Ata duhet të shtrojnë bazat e zhvillimit ekonomik në njësitë e tyre, të krijojnë të ardhura, të ulin shpenzimet dhe të shlyejnë detyrimet”.

Për Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, kjo shtesë granti në formën e transfertës së pakushtëzuar nuk do të përfshijë Bashkinë më të madhe në vend, atë të Tiranës, për shkak të të ardhurave të shëndosha.

“Bashkia e kryeqytetit ka nevojë për një status të veçantë në të gjitha dimensionet, por edhe në çështjet financiare”.

Ndërkohë 61 bashkitë në vend janë në monitorim nga qeveria, e cila kërkon nga to efikasitet në mbledhjen e taksave, shërbim ndaj qytetarit dhe shlyerjen e borxheve të prapambetura, për të mos rritur më tej stokun e tyre./Tv Klan

Qeveria shlyen 1/3 e borxhit për 31 bashki

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook