Ra aksidentalisht në ujë teksa po peshkonte në lumin Buna, fillojnë kërkimet për trupin e 65-vjeçarit

Ra aksidentalisht në ujë teksa po peshkonte në lumin Buna,

Gjatë paradites së sotme, dyshohet se teksa ka qenë duke peshkuar në bregun e lumit Buna, ka rrëshqitur aksidentalisht dhe ka rënë në lumë, 65-vjeçar, Hashim Syla, banues në Mitrovicë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit, në bashkëpunim me polumbarët e “RENEA-s”.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:50, teksa peshkonte në bregun e lumit Buna, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujërat e lumit, shtetasi kosovar Hashim Syla, 65 vjeç, banues në Mitrovicë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit, kërkime të cilat do të bëhen dhe në ujërat e lumit Buna, në bashkëpunim me polumbarët e Repartit “RENEA”.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rast.

 

Ra aksidentalisht në ujë teksa po peshkonte në lumin Buna, fillojnë kërkimet për trupin e 65-vjeçarit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook