Tirana arkëton 300 mijë euro, por shitja e Hasanit lë një gropë të madhe. “Bomberi”: Mezi po pres të vij në Bukuresh

29 gola, 11 asiste në 62 ndeshje. Tirana humbet lojtari më të mirë në dy sezonet e fundit, Florent Hasanit, me sulmuesin që nis një aventurë të re, në Rumani, tek ekipi i Rapid Bukuresht. “Bomberi” nga Kosova mbyll me këto shifra aventurën e tij në kryeqytet, një vit më parë fitoi “Këpucën e Artë”, ndërsa këtë sezon kryesonte listën e golashënuesve më të mirë me 10 gola.

Hasani
Hasani

Largimi i Hasanit është një goditje e fortë për bardheblutë, por nga shitja e tij, Tirana ka arkëtuar afro 300 mijë euro, shumë që do ta investojnë sërish për të plotësuar vendin e lënë bosh. Rapidi i Bukuroshit nuk ka humbur kohë duke prezantuar blerjen e tyre të re, ndërsa Hasani pret me pa durim të nisë këtë aventure:

Rapid
Rapid

“Përshëndetje për të gjithë tifozët e Rapidit, faleminderit për mikpritjen. Që kur nisa bisedimet me këtë klub, unë doja ta mbyllja sa më mirë në Shqipëri dhe të bëhesha futbollist i Rapidit. Mezi po pres të vij në Bukuresht, të luaj përpara tifozëve të rinj dhe të realizojmë objektivat e klubit”, u shpreh ndër të tjera Hasani për faqen zyrtare të klubit. Rapidi renditet në vendin e katërt pas javës së 20-të me 32 pikë.

()

Arena e Lajmit

Tirana arkëton 300 mijë euro, por shitja e Hasanit lë një gropë të madhe. “Bomberi”: Mezi po pres të vij në Bukuresh

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook