Inter tregohet i madh në “Olimpico”, duke korrur sukses ndaj Lazios me shifrat 0-2. Goli i parë i takimit erdhi në fundin e pjesës së parë. Lautaro Martinez përfitoi në maksimum pas një gafe të lacialëve, duke kaluar edhe portierin Provedel dhe duke shënuar me të majtën.
Protagonist në këtë takim për zikaltërit u shndërrua edhe Thuram. Sulmuesi francez, me një top tokazi në zonë “tundi rrjetën”, edhe pse numri i lojtarëve me fanellën Biancoceleste që gjendej aty ishte mjaft i lartë.
Në disavantazh të dyfishtë, djemtë e Mauricio Sarrit nuk reaguan dot. Me këtë rezultat, Interi shkon në kuotën e 41 pikëve në vendin e parë. Lazio gjendet e 11-ta.
(J.S/)