A do të arrestohet Berisha? Gazetarja Lala : Ja pse nuk mund të vendoset në qeli ish-kryeministri

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka deklaruar se nuk mund të ketë arrest me burg për Sali Berishën, për të cilin Këshilli i Mandateve miratoi kërkesën e SPAK që i hap rrugë arrestimit të tij.

Ajo citoi kërkesën e SPAK, ku thuhet “heqje lirie, arrest me burg/ arrest shtëpie”, duke shtuar se për Berishën nuk mund të vendoset arresti me burg për shkak të moshës.

“Kuvendi i Shqipërisë në rastin e zotit Tahiri thotë dhënin e autorizimit për kontrollin personal dhe të banesës. Edhe për rastin Berisha nëse SPAK do të kishte kërkuar kontrollin personal dhe të banësës automatikisht është e obliguar nga ligji të shkojë të kërkojë autorizimin në Parlament.

SPAK thotë heqje të lirisë arrest me burg/ arrest shtëpie. Pyetja që shtrohet për të gjithë: A ka arrest me burg për Sali Berishën? Jo nuk mund të ketë, për shkak të moshës.

Ligji thotë se nëse nuk janë krime të rënda, nuk mund të këtë arrest me burg. Në rastin konkret, meqë duan ta përdorin si precedent, pika e parë është që për zotin Tahiri është dhënë ky momenti këtu, momenti i parë”, tha Lala.

Arena e Lajmit

A do të arrestohet Berisha? Gazetarja Lala : Ja pse nuk mund të vendoset në qeli ish-kryeministri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook