A do t’i hiqet imuniteti Berishës? Mblidhet sot Këshilli i Mandateve, opozita proteston para Kryesisë së Kuvendit. Çfarë pritet të ndodhë

Plot zhvillime pritet të jetë kjo e hënë. Mesdita e sotme pritet ta gjejë opozitën në protestë, për të zbatuar atë që e cilëson si mosbindje civile. Protesta do të mbahet përpara Kryesisë së Kuvendit, teksa në një prej ambienteve të kësaj godine, Këshilli i Mandateve do të mblidhet në orën 12:00 për të marrë në shqyrtim kërkesën e SPAK-ut, që kërkon dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Këtij të fundit i është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’ për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Nga ana tjetër Berisha nuk ka marrë ende një vendim nëse nesër do jetë përballë socialistëve dhe prokurorëve të SPAK-ut, apo do të përfaqësohet me avokatët e tij në këtë mbledhje.
Sakaq, në daljet e tij për mediat, Berisha ka ftuar qytetarët dhe demokratët në protestë, ndërsa ka theksuar se ky tubim është thirrur nga opozita. Ai ka pohuar se protesta nuk ka lidhje me vendimin që pritet të merret për fatin e imunitetit të tij. Pavarësisht vendimmarrjes së këshillit, ish-kryeministri është shprehur se do ta njohë vendimin e Parlamentit, cilido qoftë ai.
Mbetet për t’u parë nëse ky vendim do merret vetëm me votat e 5 socialistëve.

Për tubimin e thirrur nga demokratët, komisariatet e policisë do të jenë të hënën në gatishmëri dhe për mbarëvajtjen e tij. Drejtoria e Policisë së Tiranës ka hartuar një plan masash me prezencë të shtuar të punonjësve të rendit në perimetrin ku do të mbahet protesta. Krahas protestës së të hënës opozita ka paralajmëruar edhe një tjetër tubim përpara Parlamentit të enjten. Kujtojmë se 28 deputetë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike teksa e cilësojnë në shkelje të ligjit themeltar të shtetit dhe një vendim të diktuar politikisht masën e dhënë nga SPAK-u ndaj Sali Berishës, iu drejtuan pak ditë më parë Gjykatës Kushtetuese, duke i kërkuar togave të zeza pezullimin e masave shtrënguese ndaj ish-kryeministrit dhe interpretimin e nenit 73 të Kushtetutës, pika 2 e tij.
()

Arena e Lajmit

A do t’i hiqet imuniteti Berishës? Mblidhet sot Këshilli i Mandateve, opozita proteston para Kryesisë së Kuvendit. Çfarë pritet të ndodhë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook