Berisha drejt burgut/ Neritan Sejamini: Këshilli i mandateve veproi me dy standarte

Berisha drejt burgut/ Neritan Sejamini: Këshilli i mandateve veproi me dy

Analisti Neritan Sejamini ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ku u votua pro autorizimit për arrestin me burg ose arrestin në shtëpi të Sali Berishës. 

Sejamini tha se drejtësia, por edhe Kuvendi po veprojnë me dy standarte, duke përmendur edhe rastin e Saimir Tahirit, ku socialistët kërkuan prova konkrete nga prokurorët. 

“Kur ka qenë rasti i zotit Saimir Tahiri, kërkoheshin edhe provat, jo vetëm relacioni dhe prokurorëve u thuhej, është shkelje e të drejtave të Tahirit nëse nuk sillni provat.

Ajo që po ndodh është që kemi dy standarte.

Komisioni i mandateve ka vepruar me dy standarte. Shikoni se cfarë ka ndodhur në rastin e Tahirit, janë mbajtur prokurorët dy ditë me orë të tëra, kërkonin prova dhe bënin pyetje. Sot, i njëjti grup parlamentar dhe i njëjti komision mandatesh kanë deklaruar se nuk merremi me asgjë tjetër, por miratojmë kërkesën.

Nëse flasim për shtetin e së drejtës, të gjithë janë të barabartë dhe duhet të trajtohen njëlloj. Kemi rast pas rasti, që drejtësia e reformuar operon me standarte të dyfishta, në varësi të personit”, tha Sejamini. 

Berisha drejt burgut/ Neritan Sejamini: Këshilli i mandateve veproi me dy standarte

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook