Berisha në burg? Ish-prokurori: Këshilli i Mandateve veproi me hile

Berisha në burg? Ish-prokurori: Këshilli i Mandateve veproi me hile

Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve miratoi sot me 6 vota pro dhe asnjë kundër që kërkesa e Prokurorisë së Posaçme t’i kalojë Parlamentit për heqjen e mandatit të deputetit Sali Berisha.

Eugen Beci, ish-prokuror i Krimeve të Rënda, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, se Këshilli i Mandateve veproi me hile, duke mos i kërkuar Prokurorisë së Posaçme arsyet e kërkesës për heqjen e mandatit të Berishës.

“Ajo që ndodhi sot në Kuvendin e Shqipërisë, siç tha edhe z. Alibeaj, është një kërkesë proceduriale rutinë. Gjykata Kushtetuese do të gjykojë më vonë kërkesën e 1/5 së deputetëve, ndaj Këshilli i Mandateve zhvilloi një procedurë rutinë.

Gjykata Kushtetuese mund të rrëzojë gjithçka, edhe vendimin e sotëm e të Kuvendit, por nuk mund ta pezullonte sot.

Prokuroria e Posaçme ka menduar që duhet të rëndohen kushtet ndaj një shtetasi. Sot u kërkua heqja e imunitetit të një deputeti. Në rastin më të afërt të tillë, atë të Saimir Tahirit, Këshilli i Mandateve i dha autorizim Prokurorisë së Krimeve të Rënda që të caktonte detyrim për masë paraqitje, ndalimin e daljes jashtë shtetit dhe kontrollit personal, pra kuptojmë që Kuvendi i Shqipërisë paska autorizim për të ndaluar daljen jashtë shtetit, dhe në analogji me ditën e sotme duket se është tejkaluar nga Prokuroria e Posaçme.

Sot Këshilli i mandateve anashkaloi me hile, sepse, nëse i shkon Kuvendit dhe i thua dua që të lufizoj apo të heq imunitetin e një deputeti, ligji parashikon që ti duhet të shkosh me një relacion konkret dhe t’i thuash arsyet me prova ku ti e bazon këtë kërkesë dhe nuk mundet që të ecësh me hile proceduriale dhe të thuash se ne nuk kemi punë me fabulën, por kemi punë me këtë njeriun që i kam caktuar detyrim për t’u paraqitur dhe nuk është paraqitur. Nuk funksionon kështu, që të shkosh dhe të kërkosh heqjen e imunitetit dhe të mos thuash se çfarë ka bërë. Ligji e ka të përcaktuar qartë që kur i drejtohesh  parlamentit për heqjen e imunitetit, duhet ta shoqërosh me një relacion me fakte”-tha Beci.

Berisha në burg? Ish-prokurori: Këshilli i Mandateve veproi me hile

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook