Berisha refuzon mbledhjen e Këshillit të Mandateve: Nuk mund të isha kurrë në atë Komision, të pranoja një poshtërim publik

Berisha refuzon mbledhjen e Këshillit të Mandateve: Nuk mund të

Ish-kryeministri Sali Berisha ka konfirmuar se nuk do të jetë përballë socialistëve dhe prokurorëve të SPAK ndërsa Këshilli i Mandateve do të shqyrtojë heqjen e mandatit të tij.

Ish-kryeministri e konsideron aktin e kërkesës për ndryshimin e masës së sigurisë si një poshtërim të Parlamentit.

Prokurorët e SPAK, sipas tij, paraqiten në Parlament me urdhër politik, ndërsa kërkojnë të rishkruajnë Kushtetutën, gjë që sipas tij, “mund ta bëjë vetëm Parlamenti dhe sovrani me referendum.”

Ai thotë se nuk mund të ndodhej në një komision të tillë për të pranuar kështu një “poshtërim publik”.

Sali Berisha: Me qëllim, për t’i dhënë një zgjidhje ligjore, që është e pamundur në këtë narkorepublikë, grupi parlamentar iu adresua Gjykatës Kushtetuese jo për Sali Berishën, por iu adresua Gjykatës Kushtetuese për të mbrojtur pushtetin e parlamentit.

Imuniteti i deputetit është mbrojtje për parlamentin dhe funksionimit të tij.
Grupi parlamentar iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për t’i treguar vendin atyre që mund të mendojnë të rrëmbejnë një pushtet që nuk e kanë.

Në këto rrethana, Edi Rama dhe larot e tij, vrapuan drejt parlamentit për t’i kërkuar zëvendësimin e masave antikushtetuese që kanë dhënë ndaj meje me masa më të rënda, arrestin me burg ose arrest shtëpie.

Ky është një poshtërim i parlamentit. Kjo është shpallja e tij një zyrë legalizimi e veprimeve të paligjshme, një zyrë amnistie për aktet e paligjshme, zyrë noterie.
Ndaj dhe unë sot nuk mund të ndodhesha kurrë në atë komision, të pranoja një poshtërim publik të tillë të institucionit, që me Kushtetutë është institucioni qendror i republikës parlamentare.

Sot ne nisim betejën në rrugë, e transpozojmë atë nga parlamenti në rrugë. Do të vazhdojmë në parlament.

Berisha refuzon mbledhjen e Këshillit të Mandateve: Nuk mund të isha kurrë në atë Komision, të pranoja një poshtërim publik

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook