Do sfidojë Cityn ose Urawa Reds, Fluminense “fluturon” në finalen e Kupës së Botës për Klube

Fluminense është në finale të Kupës së Botës për Klube pas një fitoreje 2-0 ndaj Al Ahly në Jeddah të Arabisë Saudite. Pas një pjese të parë të qetë, skuadra braziliane kaloi në epërsi në minutën e 70-të, falë një ekzekutimi të një penalltie nga Jhon Arias.

I ardhur nga stoli, John Kennedy “vulosi” përfundimisht fatin e takimit, në minutën e 90-të. Ekipi i njohur egjiptian zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë, pavarësisht mungesës së “shënjestrës”, përpara portës së mbrojtur nga Fabio.

Te Fluminense në finale nuk kanë historinë me vete, pasi 10 trofetë e fundit të Kupës së Botës për Klube janë fituar nga skuadra evropiane.

Sa i takon rivalit të aktit final, do të jetë njëra mes Manchester Cityt dhe kampionëve nga Azia, Urawa. Takimi do të luhet me 19 dhjetor.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Do sfidojë Cityn ose Urawa Reds, Fluminense “fluturon” në finalen e Kupës së Botës për Klube

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook