Flakadanë dhe kapsolla në kokat e futbollistëve, publikohen pamjet e kaosit në Gjirokastër (VIDEO)

Një tjetër ngjarje e shëmtuar u regjistrua në kampionatin shqiptar. Në minutën e 62-të në ndeshjen mes Luftëtarit dhe Butrintit pati një zënkë masive mes lojtarëve. Fillimisht u kapën Çelo dhe Lukas, ndërsa më pas ndërhyri Gjonaj dhe Jersival Santos.

Dy të parët përfunduan të shtrirë në tokë, ndërsa kaosi pushtoi fushën dhe përleshjet vazhduan. Loja u ndërpre për tetë minuta, ndërsa në kokat e lojtarëve fluturuan flakadanë, duke i rrezikuar jo pak. Mjafton të shohim këto pamje për të kuptuar sesa kanë rrezikuar jetën futbollistët.

Forcat e sigurisë e patën të vështirë për të vendosur rregull, derisa gjyqtari kryesor, Egli Spahiu, ndëshkoi me karton të kuq brazilianin Santos të Luftëtarit dhe Gjonajn e Butrintit. Ky vendim irritoi trajnerin e Butrintit, i cili protestoi te kryesori, por ky i fundit i nxorri edhe Novit karton të kuq. Sa i takon sfidës, Luftëtari fitoi 2-1.

()

Arena e Lajmit

Flakadanë dhe kapsolla në kokat e futbollistëve, publikohen pamjet e kaosit në Gjirokastër (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook