Heqja e imunitetit të Berishës/ “Pjesë e procesit gradual, duan ta eliminojnë politikisht”, Lubonja: Po e kthejnë në martir

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në studion e News24 ka komentuar zhvillimet e ditës së sotme në Këshillin e Mandateve për heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit Sali Berisha në kuadër të hetimit nga SPAK.

Lubonja u shpreh se ajo që ndodhi sot është pjesë e një procesi gradual që ka për synim eliminimin politik ose burgosjen e Sali Berishës.

Sipas tij burgosja e Berishës mund të jetë një motiv mllefi për disa mbështetës të tij, ndërsa shtoi se me apo pa dashje, atë po e kthejnë në një martir të pjesës së vetë.

“Ky është një proces gradual sipas parimit “qeveria e kap lepurin me qerre”, pasi Rama e ka ndërtuar regjimin me gjithë instrumentet e veta, përfshirë edhe SPAK. Tani po bën këtë operacion që po shkon drejt fundit që ka të bëjë me eliminimin politik ose burgosjen e Sali Berishës.

Për një pjesë mbështetësish të tij, Berisha në burg mund të jetë motiv mllefi, por nga ana tjetër kuptohet se ka edhe limitet e moshës, etj. Gjithë energjia që ka derdhur deri më tani ka qenë e rëndësishme.

Një herë kërkuan heqjen e pasaportës, pastaj thanë meqë nuk përgjigjesh po të fusim në shtëpi, por aty mund të ketë mënyrë tjetër për të vepruar dhe më pas mund të vijë burgu. Për mua këtu me dashje, pa dashje, po e kthejnë në një martir të pjesës së vetë.

Bardhi po i thoshte Xhaçkës që po e pret burgu, pra nga SPAK-u, nga ana tjetër është Berisha që thotë se SPAK është instrument i Ramës. Unë besoj këtë të dytën”, u shpreh ai mes të tjerash.

Arena e Lajmit

Heqja e imunitetit të Berishës/ “Pjesë e procesit gradual, duan ta eliminojnë politikisht”, Lubonja: Po e kthejnë në martir

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook