“Më njoftuan që në burgun e Peqinit ka hyrë armë!”/ Artan Hoxha: Mjacaj kreu vrasje me pagesë, po gënjen tani për motivin

"Më njoftuan që në burgun e Peqinit ka hyrë

Artan Hoxha ka folur në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, për vrasjen e të dënuari Arben Lleshi nga i dënuari tjetër me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj. 

Hoxha tha se ishte njoftuar më herët nga një tjetër i dënuar, se në burgun e Peqinit ka hyrë një armë zjarri. Ai tha se vrasja e Lleshit ka qenë e mirëorganizuar dhe dyshohet të jetë vrasje me pagesë, pasi Sokol Mjacaj nuk ka patur asnjë mundësi për organizimin dhe futjen e armës brenda burgut, ndërsa tani po gënjen për motivin. 

“Siguria e burgjeve nuk varet se sa të trasha janë mure, por sa të kualifikuar, përzgjedhur dhe mirë-paguar e ke personelin që e ruan burgun.

Dhjetë ditë para nga data 5, një i dënuar që ndodhet pikërisht në këtë sektor, me jep informacion, që në burg janë futur armë zjarri.

Ai ishte i frikësuar, sepse mendonte se një nga objektivat për t’u ekzekutuar ishte edhe ai.

Mendova se kjo ishte një gjë në proces, që do të vijojë.

Ai më tha është ndërruar drejtori i burgut, por pavarëishst kësaj ka hyrë arma në burg.

Ditën që ndodhi ngjarja, më vjen sërish nga burgu njoftimi, Sokol Mjacaj ka qëlluar me armë Arben Lleshin. Në fillim mu duk e pabesueshme. I them a ka gardianë? Ne kemi parë vrasje me snajper, por u qëllua nga jashtë brenda. Pra jo armë zjarri brenda burgut.

Më vonë më jep info, ky person ka hyrë në vendin ku bëhen takime me familjarët dhe mund të keëtë marrë pengje.

Mjacaj atë ditë kishte marrë vesh që ministri Manja kishte marrë vendimin që ai të kalonte në regjimin 41 bis.

Ai e pa lajmin që ky vendim është marrë, duke menduar se do të shkonte në regjimin 41 bis, ka nxituar për të kryer një vrajse që e kishte menduar më parë. Ndodhi atë ditë sepse pa vendimin e ministrit. Nuk e kuptoj pse duhet ta publikojë ministria një urdhër pa e ekzekutuar atë.

Ky vendim nuk u mor kot, por ka patur informacion se ky i dënuar mund të shkaktojë probleme të rënda.

Mjacaj sapo pa lajmin, merr një pistoletë me mulli me pesë fishekë, del jashtë burgut, dhe e qëllon të dënuarin nga dritarja e jashtme e burgut katër herë Arben Lleshin, i dënuar me 32 vite burg dhe plagos të dënurin tjetër, Ilir Shaqja.

Janë tre të dënuar me dënime maksimale.

Arben Lleshi ka vrarë kushërinin e vet që e mbante edhe me bukë dhe i kishte paguar kalimin në Angli. E ka vrarë dhe e ka djegur për t’i vjedhur 6 kile kokainë.

Kemi të bëjmë me ngjarje të organizuar mirë, me kosto të lartë, vrasje tipike me pagesë, që ka urdhërues, organizator, porositës. Mjacaj nuk ka as mundësitë dhe lidhjet, është një kriminel ordiner, për të çarë sigurinë e burgut të Peqinit.

Ky personazh nuk i ka mundësitë ta bëjë këtë, familja e tij jeton në kushte mizerabël.

Vjen nga zonë shumë e varfër dhe e izoluar e Shqipërisë, nga zona e Dukagjinit. Ai është përzgjedhur për këtë gjë, sepse nuk ka çfarë humb. Arma i është dhënë atij për ta kryer.

Si ka hyrë arma? Vijon hetimi.

Na rezulton që nuk ka punuar skaneri, kamerat, për një kohë të gjatë.

Ata që vijnë nga krimi i organizuar e kanë future armët. Armët në burg futen kur duan ata që ruajnë burgun, aq më tepër në burgun e Peqinit, që është bërë me mbështetjen e BE, kryesisht qeveria italiane,

Nga hetimet, Mjacaj përpiqet ta shmangë që është ngjarje e organizuar.

Në momentin që ka qëlluar është future te pjesa që bëhen takime me familjarët dhe autoritetet nuk e dinin a kishte më fishekë. Ai u dorëzua kur erdhi RENEA.

Ai thoshte do të dorëzohem vetëm po të vijë prokurori.

RENEA ka thënë nuk mund të negociojë prokurori me nëj të denuar me burgim të përjetshëm.

Kur u njoftua se ka ardhur RENEA, ka flakur pistoletën.

Dyshimi kryesor është vraja e 10 prill 2012, ku është ekzektutuar Agim Lleshi, kushëriri i viktimës sot.

Nuk është një konflikt banal. Nuk i ka Mjacaj mundësitë të shëtisë me pistoletë brenda burgut. Tani po hetohet si është futur arma brenda.

Po të mos dilte ai njoftim i Manjës, policia do ta kishte cuar në 41 bis pa ndodhur ngjarja.

Janë të ndaluar 12 persona të sigurisë së burgut, duke nisur nga drejtori i burgut. Ai është i ri, ka ardhur për shkak të disa parregullsive që ka patur burgu.

Mjacaj mund të vriste edhe te tjerë, gardianët janë të paarmatosur.

Nuk ka marrë pengje, ka dashur vetëm të sigurohet që nuk do ta vrasin.

Vrasje me armë zjarri brenda burgut nuk ka ndodhur ndonjëherë”, tha Hoxha. 

“Më njoftuan që në burgun e Peqinit ka hyrë armë!”/ Artan Hoxha: Mjacaj kreu vrasje me pagesë, po gënjen tani për motivin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook