Presidenti Bajram Begaj ka uruar deputetin shqiptar në Parlamentin serb, Shaip Kamberi, i cili siguroi sërish një tjetër mandat.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Begaj shprehet se uron që roli dhe kontributi i Kamberit në politikën serbe t’i shërbejë gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Postimi i plotë:
Urime Shaip Kamberi për rizgjedhjen në Parlamentin e ri të Serbisë. Uroj që roli dhe kontributi juaj të vijojë t’i shërbejë të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për adresimin e të drejtave të tyre legjitime.
Mbështetja e Shqipërisë nuk do të mungojë!
Suksese!