Sondazhi i Monitor: Pushimet, automjetet dhe pronat janë shpenzimet më të euroizuara nga shqiptarët

Pushimet janë kategoria e shpenzimeve ku shqiptarët përdorin më shumë pagesa në monedhën euro.

Sipas një sondazhi të kryer nga “Monitor” në faqen e internetit dhe rrjetet e tjera sociale, shpenzimet për pushime janë kategoria që, sipas votuesve kanë përqindjen më të lartë të pagesës në euro, me 21.88% të votave (Pyetja: Në cilat nga pagesat e listuara përdorni më së shumti monedhën Euro?)

Në fakt, kryerja e pagesave të pushimeve në Euro është e kuptueshme duke qenë se një numër në rritje i shqiptarëve i kryejnë pushimet jashtë vendit. Megjithatë, në një masë të madhe edhe çmimet e akomodimit brenda vendit janë të kuotuara në Euro.

Kategoria e dytë ku votuesit e sondazhit deklarojnë nivel më të lartë të Euroizimit është blerja e automjeteve. 17.04% e votave në sondazh vendosin blerjen e automjetev si një shpenzim që zakonisht kryhet në Euro.

Pas automjeteve, kategoria e tretë e shpenzimeve ky zakonisht shqiptarët paguajnë në Euro është blerja e pronave. 15.18% e votave në sondazh përcaktojnë blerjen e pronave si kategorinë e shpenzimeve ku përdoret më shpesh monedha europiane.

Në përgjithësi, asetet në vlerë të madhe në ekonominë shqiptare janë të kuotuara në Euro dhe nuk është surprizuese që blerja e automjeteve dhe pronave deklarohen mes kategorive të shpenzimeve me nivelin më të lartë të Euroizimit.

Edhe kategoritë e tjera të shpenzimeve të lidhura me pronën, si pagesa e qirasë apo e këstit të kredisë, rezultojnë ndër zërat më të euroizuara në buxhetet e shqiptarëve, përkatësisht me 7.96% dhe 7.44% të votave në sondazh.

Vijojnë veshjet, me 6.62% të votave, shpenzimet për arsimin, me 5.8%, shpenzimet për shëndetin, me 4.32%, bizhuteritë, me 4.02%, mobiljet, me 3.87%, ushqime/baret/restorantet, me 3.72% dhe shpenzimet kulturore (vepra arti, libra, etj) me 2.16% të votave.

Rezultatet e sondazhit konfirmojnë perceptimin se Euroizimi i ekonomisë shqiptare është i konsiderueshëm, madje edhe në shpenzimet relativisht të vogla konsumatore.

Sondazhi i mëparshëm i kryer nga “Monitor” tregoi gjithashtu se Euroizimi ka një peshë të konsiderueshme edhe në krahun e të ardhurave. 27% e votuesve në sondazh (pyetje u drejtohej individëve rezidentë në Shqipëri) u përgjigjën se i kanë të ardhurat e tyre plotësisht ose pjesërisht në valutë të huaj.

Vlerësohet se ekonomia shqiptare ka një shkallë mjaft të lartë të Euroizimit. Depozitat bankare në valutë përbëjnë 44% të parasë së gjerë, ndërsa duke pasur parasysh edhe valutën që qarkullon jashtë bankave (për të cilën nuk ekzistojnë statistika), vlerësohet se pesha e Euros kundrejt parasë totale në ekonominë shqiptare të jetë më e lartë.

Prej vitit 2017, Banka e Shqipërisë ka nisur zbatimin e një strategjie që synon të ulë nivelin e përdorimit të valutës në sektorin financiar, por deri tani rezultatet kanë qenë shumë të vogla./Monitor

Arena e Lajmit

Sondazhi i Monitor: Pushimet, automjetet dhe pronat janë shpenzimet më të euroizuara nga shqiptarët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook