Vrasja në burgun e Peqinit, ish-prokurori: Duhej të ishte mbyllur, të dënuarit po bëjnë roje për të mbrojtur veten

Vrasja në burgun e Peqinit, ish-prokurori: Duhej të ishte mbyllur,

Analisti Neritan Sejamini dhe ish-prokurori Eugen Beci deklaruan në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se është skandaloze situata në burgun e Peqinit nuk nuk punon as skaneri dhe as kamerat, edhe pse paratë janë paguar. Sipas Becit, burgu i Peqinit, ku i dënuari me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj vrau me pistoletë një të dënuar dhe plagosi një tjetër, duhet të ishte mbyllur dhe të dënuarit po bëjnë roje me turne për t’u mbrojtur nga rivalët.

Biseda në studio

Neritan Sejamini: Si ka mundësi që një burgun me sigurinë më të lartë në Shqipëri të mos ketë kamera dhe të mos ketë skaner, ndërkohë që qeveria kompanisë që i mirëmban i jep dhjetra milionë euro në vit?

Si ka mundësi që një drejtor apo nëndrejtor burgu, shef policie etj, kanë skanerin që nuk u punon për muaj të tërë, kanë kamerat që nuk u kanë punuar për muaj të tërë dhe këta nuk e kanë ngritur si problem.

Eugen Beci: Këta janë elementë të shpërdorimit të detyrës, që nuk duhet të tolerohen, sepse sot që po flasim, i bie që në sektorë të ndryshëm të burgjeve të Shqipërisë, të burgosurit të bëjnë roje me turne për të mbrojtur veten nga rivalët e tyre.

Shumë ngjarje kriminale porositen në burg dhe trajtohen jashtë dhe që të mos ndodhë kjo duhet që celulari në burgje të mos jetë më i shpeshtë se në dhomat e kinemave. Të jetë një thikë në burg është alarmante jo më një armë.

Në një burg të sigurisë së lartë ku nuk funksionon një kamera, duhet të ishte vënë alarm, duhej të ishte mbyllur. Avokatëve dhe familjarëve të të burgosurve u bëhet zbor kur futen në burg dhe ndoshta bëhet mirë për të ruajtur sigurinë, por të kalojë një i dënuar nga njëra qeli në tjetrën pa u kontrolluar, është skandaloze.

Vrasja në burgun e Peqinit, ish-prokurori: Duhej të ishte mbyllur, të dënuarit po bëjnë roje për të mbrojtur veten

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook