Arben Kraja deklaroi se nuk ka ambicie politike, Berisha i bën ‘skanerin’: Ka qenë kandidat për deputet i PS

Arben Kraja deklaroi se nuk ka ambicie politike, Berisha i bën

Gjatë konferencës me gazetarët, Sali Berisha ka deklaruar se prokurori i SPAK Arben Kraja, gënjen kur thotë se nuk ka ambicie politike dhe se nuk ka qenë pjesë e saj. Sipas Berishës Kraja ka qenë kandidat për deputet i PS.

“Ish-oficeri i policisë sekrete të Enver Hoxhës, kandidati për deputet i PS nuk mund të thotë gjë tjetër veçse mashtrime. Ndaj a ia vlen të komentojmë ne këtu për një mashtrues të rëndomtë që qëndron në detyrë në kundërshtim me ligjin aktual të prokurorisë.

Që nuk ka as ligj dhe as moral edhe për faktin se është shkarkuar me ligjin e lustracionit, në fakt iniciativë e ish-presidentit Sali Berisha, ai nuk ka tagër të merret me problemet që u mor dje apo në vazhdim. Ndaj kjo është përgjigjja ime për të. Përgjigjja e saktë.

Ky është problemi. Ai del e paska thënë që nuk jam marrë me politikë. Po nuk është politikë të hysh në listat e kandidatëve? Po a nuk ishte armë politike Sigurimi i Shtetit? Ishte arma më politike e Partisë së Punës së Shqipërisë. Më e besuara. Të mos thotë, kaq!”, tha Berisha.

Arben Kraja deklaroi se nuk ka ambicie politike, Berisha i bën ‘skanerin’: Ka qenë kandidat për deputet i PS

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook