“Bashkitë, tentativë për të bllokuar llogaridhënien”, Meta: Policia te qytetari vjen për një dritare, inceneratori i Tiranës 15 Ha pa leje

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë fjalës së tij në Asamblenë e të zgjedhurve vendorë, deklaroi se bashkitë tentojnë që të bllokojnë llogaridhënien.

Ai tha se buxheti i ri i vitit për vitin 2024, fokusi i tyre janë inceneratorët.

“Bashkitë, tentativë për të bllokuar llogaridhënien. Duhet të vijojmë konsultat publike për buxhetin. Buxheti për vitin 2024, fokusi i tyre janë inceneratorët. Do të fokusohemi te biznesi i vogël dhe i mesëm, të dhënia e përparësisë. E dimë se ka shumë familje që kanë ngelur jashtë për shkak të tërmetit. Këto janë çështje që do të vazhdojmë t’i ndjekim. Këshilltarët tanë përballen me arrogancë. Inceneratorit të Tiranës i lejohet që të marrë hektarë dhe të bëjë ndërtime, ndërsa qytetarët arrestohen për banesat e tyre. Inceneratori i Tiranës, që ka ndërtim pa leje 15 ha, ose sa 30 fusha të Air Albania, vazhdon punën. Duke falënderuar këshilltarët tanë që të intensifikojnë aktivitetin e tyre.”, tha ai.
()

Arena e Lajmit

“Bashkitë, tentativë për të bllokuar llogaridhënien”, Meta: Policia te qytetari vjen për një dritare, inceneratori i Tiranës 15 Ha pa leje

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook