“Berisha mund të humbasë edhe mandatin e deputetit”, Zekthi: Seanca e radhës do ketë tensione, protestat do të dështojnë

Analisti Fitim Zekthi, i ftuar në studion e News24 ka komentuar zhvillimet e fundit rreth opozitës, duke thënë se pret që në seancën e radhës parlamentare të ketë sërish tensione dhe rrëmujë.

Sa i përket të ardhmes së ish-kryeministrit Sali Berisha, për imunitetin e të cilit do të votohet në seancën e të enjtes, Zekthi u shpreh se ai mund të humbasë mandatin e tij nëse nuk do të paraqitet në Kuvend për 6 muaj me radhë.

Megjithatë ai u shpreh se gjykata mund edhe ta lejojë Berishën të marrë pjesë në seancat parlamentare, pavarësisht masës së arrestit shtëpiak.

Duke u ndalur te reagimi i grupimit të Berishës, Zekthi tha se demokratët sot nuk janë në gjendje të organizojnë protesta si më parë duke mbledhur dhjetëra mijëra njerëz në sheshe.

“Mendoj se seanca e radhës do jetë sërish me shumë rrëmujë. Opozita e drejtuar nga Berisha do vijojë atë që ka bërë për të bllokuar seancën parlamentare, e cila sidoqoftë do mbahet dhe do votojë.

Kjo do e përkufizojë edhe më keq opozitën si një grupim që nuk ka miratimin e publikut. Shoh një seancë me zhurmë, rrëmujë e zallamahi. Kjo gjë mund të shmangej nga Berisha, por mënyra se si ai vepron në qasjen e tij e solli në këtë pikë.

Politikanët e lartë të refuzojnë vendimet e gjykatës, kur qytetarët e thjeshtë nuk e bëjnë më duket e pakuptimtë. Sistemet vlerësohen nëse ka apo jo persona mbi ligjin. Berisha thotë nuk shkoj sepse është thyer kushtetuta. Vendimet janë të detyrueshme, por nuk mund të refuzosh.

Një rrugë është që gjykata mund t’i japë mundësinë Berishës të shkojë në seancat parlamentare pas arrestit në shtëpi. Beleri është i arrestuar dhe nuk po lejohet të bëjë betimin, por nëse Berisha nuk lejohet të shkojë për më shumë se 6 muaj i ikën mandati.

Kur PD ka qenë e bashkuar dhe më e fortë mblidheshin deri në 20 mijë vetë në protesta. Sot demokratët nuk janë në atë gjendje. Besimi i popullit te lëvizja e Berishës është zero. Pritshmëria e vogël që kishin disa njerëz u dëshmua se ishte iluzion.

Ajo që ka bërë Berisha këto dy vite është vetëvrasëse dhe e pakuptimtë ndaj nuk mund të ketë rezultat. Nuk do doja ta thoja kurrë këtë gjë, do doja që Berisha të ishte i pafajshëm dhe të fitojë kredibilitetin si politikan i rëndësishëm, por ata që e ndjekin duhet të kuptojnë se po shkohet nga gabimi në gabim”, u shpreh ai mes të tjerash.

Arena e Lajmit

“Berisha mund të humbasë edhe mandatin e deputetit”, Zekthi: Seanca e radhës do ketë tensione, protestat do të dështojnë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook