Dashuri e përjetshme, sulmuesi rinovon me Bayern Munchen

Thomas Muller dhe Bayern Munchen do të vazhdojnë të bashkëpunojmë. Sulmuesi gjerman ka arritur një marrëveshje të re me bavarezët, e cila parashikohet të zgjasë deri në vitin 2025. Muller ka një jetë që luan me kampionët e Gjermanisë. Ai numëron 32 trofe, 684 ndeshje, 237 gola të shënuar dhe 261 asiste në Allianz Arena (Munich).

“Jam i lumtur që rrugëtimi im me Bayernin vazhdon. Dua të luaj rolin tim, që të vazhdojmë të jemi të suksesshëm, si skuadër ashtu edhe si klub. Është e rëndësishme për mua të jem gur themeli dhe të ndihmoj ekipin që të ecë në drejtimin e duhur.

Dua të emocionoj tifozët tanë me gola, duke ndihmuar edhe me krijimin e golave, me dashurinë time për lojën dhe me pasionin tim për futbollin. Shpresoj që të fitojmë shumë tituj të tjerë”, – Tha ai.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Dashuri e përjetshme, sulmuesi rinovon me Bayern Munchen

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook