Dosja/ Pas vrasjes në burgun e Peqinit, zbardhen dëshmitë. Ish-drejtori: Skaneri nuk punonte prej muajsh. Ku e kishte fshehur armën Sokol Mjacaj

Gjykata e Elbasanit la prapa hekurave 12 zyrtarë të burgut të Peqinit. Në dosjen hetimore të prokurorisë së Elbasanit, midis të tjerash është edhe dëshmia e ish-drejtorit të burgut, Kamer Hoxha, i cili ka deklaruar se skanerast në hyrje të burgut të sigurisë së larët nuk funksionin dhe se ato ishin rregulluar vetëm ditët e fundit.

“Atje bëhet kontyrolli i të gjitha sendeve dhe i kalohen të burgosurit nga punonjës policie me detyrë kontrollor dhe i jepen të burgosurit. Po skanohen, por skaneri ka qënë me difekt që nga data 21.10.2023. Skaneri është rregulluar përpara 3-4 ditësh. Monitorimi kryhet me kamera sigurie dhe me punonjës policie të cilët bëjnë vëzhgimin nga sipër. Ambientet monitorohen me punonjës policie dhe me kamera. Kontrollet bëhen periodike, sipas informacioneve që kemi”, ka deklaruar ai.

Sipas dëshmisë të siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, Hoxha ka treguar para hetuesve edhe takimin me Sokol Mjacan, i cili vrau me armë zjarri të burgosurin Arben Lleshi dhe plagosi një tjetër.

“Shtetasi Sokol Mjaca kishte tre ditë. Unë kam komunikuar me Sokolin për rreth një orë e gjysmë, pasi ai u fut tek dhoma e takimit. Në komunikim ishte shumë i qetë. Me tha se armën e kam futur para një muaji dhe e kam mbajtur të fshehur në kutinë e qumështit. E bëra këtë kur mora lajmin nga mediat që u futa në 41-Biz. Nuk mund ta sqaroj se si ka ndodhur, pasi kontrolli është kryer, por mund të këtë pasur neglizhencë në ndonjë moment të caktuar nga punonjëist e policisë të cilët kanë kryer kontrollin. Kontrolli kryhet kryesisht me dorë duke i kontrolluar një për një sendet dhe me dedektor dore”, thuhet më tej në dëshmi.

Në dëshmi ish-zyrtari i lartë i institucionit ka treguar edhe kur Mjacaj është takuar me familjarë të tij. Takimi i fundit sipas dëshmisë është më datë 1 shtator, ku Mjacan e ka vizituar vëllai i tij.

Arena e Lajmit

Dosja/ Pas vrasjes në burgun e Peqinit, zbardhen dëshmitë. Ish-drejtori: Skaneri nuk punonte prej muajsh. Ku e kishte fshehur armën Sokol Mjacaj

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook