E bujshme, Reali mendon rikthimin e një futbollisti në Madrid

Kohë të vështira për Raphael Varane. I konsideruar si një nga mbrojtësit më të mirë në botë deri disa sezone më parë, francezi tani ka humbur statusin e tij si titullar në Manchester United. Lëndimet e shumta të pësuar muajt e fundit kanë bërë që trajneri Ten Hag, së bashku me stafin drejtues, të humbasin durimin.Si pasojë e ndryshimeve, Varane, së bashku me Casemiro, mund të jenë ndër të parët që do të bëjnë gati valixhet për t’u larguar nga Manchesteri.

Kështu, dyert e një rikthimi të bujshëm të Varane në Real Madrid mund të hapen për Kampionin e Botës 2018. Pavarësisht mohimeve sipërfaqësore, klubi spanjoll duhet të kthehet në merkato në janar për të blerë një mbrojtës, veçanërisht pas dëmtimit të David Alaba. Me austriakun jashtë dhe Militao që është jashtë fushe të paktën deri në mars, Varane mund të jetë vërtet i dobishëm për Carlo Ancelottin.

30-vjeçari francez Varane ka luajtur në Premier League në 54 ndeshje. Fillimet e veta i pati te Lens në Francë, ndërsa në Madrid qëndroi 10 vite.

(J.S/)

 

 

 

Arena e Lajmit

E bujshme, Reali mendon rikthimin e një futbollisti në Madrid

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook